Përditësimi i fundit në politikën digjitale të Shqipërisë ka sjellë një ndalim të Tik-Tok, një nga platformat më të njohura për ndarjen e videove të shkurtra, si rezultat i shqetësimeve lidhur me sigurinë dhe ndikimet e mundshme në të rinjtë.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” ditën e sotme njoftoi se procedura për mbylljen e platformës “TikTok” ka përfunduar.
Qeveria mori vendimin më 6 mars për mbylljen e “TikTok” për një periudhë 1-vjeçare.
Ndërkohë që shumë përdorues shqiptarë kërkojnë mënyra për të anashkaluar këtë bllokim, një nga opsionet më të përdorura është përdorimi i VPN (Virtual Private Network).
VPN-ja mundëson lidhje të sigurtë dhe anonime me internetin, duke mundësuar kalimin përmes serverëve të jashtëm dhe shmangien e kufizimeve të vendosura. Sidoqoftë, përdorimi i VPN për të aksesuar Tik-Tok dhe platformat e tjera të bllokuara vjen me disa rreziqe dhe pasiguri.