Mbyllja e përkohshme e parkingjeve private në kryeqytet, Gashi: Operonin pa leje - Gazeta Express
string(78) "mbyllja-e-perkohshme-e-parkingjeve-private-ne-kryeqytet-gashi-operonin-pa-leje"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:30

Mbyllja e përkohshme e parkingjeve private në kryeqytet, Gashi: Operonin pa leje

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:30

Drejtori i shërbimeve publike në Prishtinë, Bekim Gashi tregoi arsyet se përse u mbyllën parkingjet private nëpër kryeqytet.

Sipas tij, ky veprim u ndërmor në mënyrë që  ata të pajiseshin me leje operimi ashtu sikur edhe kërkohet tek kushtet e rregullores.

Gashi tha se tashmë shumë prej tyre veçse kanë aplikuar, teksa afati i fundit mbetet 31 dhjetori.

“I kemi pasur dy thirrje publike për leje pune sepse kanë operuar pa leje në kryeqytet, dhe nuk kanë aplikuar, shumica.  Është dashtë me e ndërmarr një hap të mbylljes së përkohshme që me i obligu ata me ardh. Tash, shumica kanë ardh e kanë apliku jemi duke i pajisur me leje pune. Iu kemi dhënë pesë mujorsh kohë që me u plotësu kushtet. I kemi obliguar që deri më 31 dhjetor me u përmbush kushtet, dhe ata kanë fillu prej dje me punu“, tha ai. /Gazeta10