Një dramë e madhe është cilësuar rasti i një familjeje nga Dibra e ngujuar për 6 vite në një banesë të kthyer në ngrehinë ku mungojnë kushtet bazike në zonën e bregut të Lumit në Tiranë. Kryefamiljari 52-vjeçar Gjergj Laçi, i cilësuar nga policia si radikalist, ka deklaruar se gruan dhë fëmijët i ka ngujuar për të mirën e tyre.
Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena, si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.
“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.
Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.
I bindur se do të sëmureshin nga Covidi dhe më pas se do ti vrisnin, 53-vjeçari përdori motive të ndryshme për të mos lejuar as gruan dhe as djemtë që të kapërcenin gardhin.
Nga një punëtor krahu i dyshuari u kthye në një njeri të mbyllur që predikonte frikën tek gruaja dhe djemtë.
Por përtej asaj që burri besonte, fqinjët që e njohin fare mirë tregojnë problemet e shëndetit mendor që burri shfaqi nën indiferencën e të gjithëve.
/Gazeta Express