string(113) "mbyllet-zyra-ilegale-e-punesimit-ne-veri-elshani-gjetem-prova-qe-jane-te-kunderligjshme-dhe-perbejne-veper-penale"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 12:00

Mbyllet zyra ilegale e punësimit në veri, Elshani: Gjetëm prova  që janë të kundërligjshme dhe përbejnë vepër penale

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 12:00

Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë mbyllur sot objektin e Zyrës ilegale së Shërbimit Nacional për Punësim (NSZ) në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë inspektimit është ndërruar brava e derës, ndërsa nga ndërtesa janë hequr flamuri i Serbisë dhe tabela me emrin e institucionit ilegal.

Aksionin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai thotë se policia sot ka asistuar inspektorët komunal në hyrje të ndërtesës që ata e konsiderojnë të tyre.

“Kur kemi hyrë në të, kemi has në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbejnë vepër penale”, ka sqaruar ai.

Sipas Elshanit, pas kontaktimit me Prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyll.

“Ka mbet që provat t’i dorëzohen prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje. Nuk ka persona të arrestuar”.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe një automjet i KFOR-it.