Është mbyllur procesi i numërimit të votave në të dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Lushnje, për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj. Procesi është zhvilluar pa probleme dhe ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
KZAZ nr. 56 – Qyteti dhe rrethinat e Lushnjes
Në këtë zonë, ku përfshihen qyteti dhe zonat përreth, janë numëruar 64 kuti votimi. Procesi i numërimit përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Nga 43,090 votues të regjistruar në listë, kanë votuar 17,650 qytetarë. Janë shpallur të pavlefshme 486 vota.
Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 56:
Partia Socialiste (PS): 10,531 vota
Partia Demokratike (PD): 4,812 vota
Shqipëria Bëhet: 598 vota
Mundësia : 435 vota
PSD: 54 vota
KZAZ nr. 55 – Njësitë administrative të bashkisë Lushnje
Në këtë zonë janë përfshirë njësitë administrative të bashkisë Lushnje. Janë numëruar votat në 92 qendra votimi dhe procesi ka përfunduar rreth orës 06:00 të mëngjesit. Nga 24,890 votues pjesëmarrës, 1,071 vota rezultuan të pavlefshme.
Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 55:
Partia Socialiste (PS): 15,847 vota
Partia Demokratike (PD): 5,782 vota
Shqipëria Bëhet: 1,206 vota
Mundësia: 446 vota
Në të dy zonat zgjedhore të Lushnjes, Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj forcave të tjera politike.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...