Mbyllet pika më e madhe kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut - Gazeta Express
string(69) "mbyllet-pika-me-e-madhe-kufitare-mes-kosoves-dhe-maqedonise-se-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2025 14:46

Mbyllet pika më e madhe kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2025 14:46

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – PK Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë.

“U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, shtojnë nga MPB.

Edhe nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftuan për vendimin:

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.