Mbyllet pa fitues drama në 'San Siro', Kumbulla ia siguron një pikë Romës - Gazeta Express

Gazeta Express

26/10/2020 22:44

Mbyllet pa fitues drama në ‘San Siro’, Kumbulla ia siguron një pikë Romës

Gazeta Express

26/10/2020 22:44

Marash Kumbulla ia ka bërë sefte me fanellën e Romës ne Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka bërë paraqitje fantastike në San Siro kundër Milanit, sfidë që u mbyllë me barazim 3-3.

Vendasit tre herë kaluan në epërsi, por asnjëherë nuk arritën që ta raujnë rezultatin, derisa për herë të tretë gjithçka barazoi Kumbulla i Shqipërisë, për t’ia siguruar një pikë të madhe Romës.

Ai shënoi për të barazuar në 3-3 rezultatin në minutën e 84’.

Sfida nisi me gol.

Ibrahimovic e shënoi golin e parë në këtë ndeshje, në minutën e dytë, për 1-0.

Roma reagoi me anë të Edin Dzekos, që në minutën e 14’ shënoi për 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’, Alexis Saelemaekers shënoi për t’ia siguruar epërsinë sërish Milanit në këtë takim, derisa në atë të 71’, mysafirët edhe njëherë barazuan, realizoi nga pika e bardhë Jordan Veretout.

Milani në super formë, e gjeti edhe njëherë golin e epërsisë, për herë të tretë në minutën e 79’, Zlatan Ibrahimovic shënoi të dytin personal dhe të tretin për Milanin për 3-2.

Por, mysafirët kishin ardhur në San Siro për rezultat pozitiv dhe në minutën e 84’, Marash Kumbulla arriti ta dërgoi topin në rrjetë pas një gabimi të Ibrahimovic, që nuk e largoi topin siç duhet nga zona.

Kështu, Kumbulla ia siguroi një pikë skuadrës së Paulo Fonsecës duke shënuar edhe golin e parë me fanellën e Romës ne Serie A. /Gazeta Express/