Mbyllet pa fitues derbi mes Dritës e Ballkanit, Llapi befasohet në shtëpi nga Malisheva - Gazeta Express
string(46) "mbyllet-pa-fitues-derbi-mes-drites-e-ballkanit"

Mbyllet pa fitues derbi mes Dritës e Ballkanit, Llapi befasohet në shtëpi nga Malisheva

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 17:58

Drita dhe Ballkani kanë ndarë pikët në xhiron e katër të Superligës.

Ndeshja derbi e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues.

Lexo Edhe:

Dueli i luajtur të mërkurën në qytetin e Gjilanit, ka përfunduar pa gola.

Si vendasit, ashtu edhe mysafirët, kishin rastet e veta për 90 minuta, por nuk e dërguan topin në rrjetë.

Kështu, pas këtij barazimi, që të dy skuadrat mbesin në nivel të njëjtë të pikëve, nga tetë.

Në ndeshjet tjera, Llapi u befasua në shtëpi, duke u mposhtur 0-3 nga Malisheva, derisa Feronikeli e mundi 1-0 Dukagjinin. /Gazeta Express/