Numërimi në Lezhë ka përfunduar, ku fitues është shpallur Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socialiste.
Ndreu ka fituar me rreth 1900 vota epërsi ndaj kundërshtarit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.
Mbështetësit e Ndreut kanë festuar mes brohoritjesh rezultatin e kutisë së fundit.