Mbyllet ndeshja në “Fadil Vokrri”, Ballkani dhe Zalgirisi luajnë baras në ndeshjen e parë - Gazeta Express
string(86) "mbyllet-ndeshja-ne-fadil-vokrri-ballkani-dhe-zalgirisi-luajne-baras-ne-ndeshjen-e-pare"

Mbyllet ndeshja në “Fadil Vokrri”, Ballkani dhe Zalgirisi luajnë baras në ndeshjen e parë

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 21:53

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras me Zalgirisin.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në 45 minutat e parë, shkruan Gazeta Express.

Ballkani e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi pas 15 minutave lojë, kur Nazmi Gripshi shënoi një gol të bukur nga distanca.

Kampionët e Lituanisë barazuan rezultatin vetëm dhjetë minuta më vonë, me Oliver Buff që shënoi nga afërsia me kokë.

Në përgjithësi, skuadra nga Suhareka zhvilloi lojë më të mirë dhe regjistroi më shumë raste shënimi, por nuk ia doli të shënonte edhe golin e fitores.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani. /Gazeta Express/