Mbyllet për udhëtarë kufiri mes ShBA-së dhe Kanadasë shkaku i koronavirusit - Gazeta Express

Pa Kategori

Gazeta Express

18/03/2020 15:23

Mbyllet për udhëtarë kufiri mes ShBA-së dhe Kanadasë shkaku i koronavirusit

Pa Kategori

Gazeta Express

18/03/2020 15:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, janë pajtuar që ta mbyllin kufirin mes dy vendeve për udhëtimet e zakonshme si përpjekje për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

“Me pëlim të dyanshëm, ne do ta mbyllim përkohësisht kufirin verior me Kanadanë”, shkroi presidenti Trump në Twitter.

Ai shtoi se nga ky vendim nuk do të preken shkëmbimet tregtare mes dy vendeve më të mëdha të Amerikës Veriore, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Të dyja shtetet tashmë kanë marrë masa të ashpra për ndalimin e udhëtimeve brenda vendit, por deri më tani nuk e kishin kufizuar njëra-tjetrën në pikat kufitare.

Kanadaja është shumë e varur nga tregtia me Shtetet e Bashkuara, sepse rreth 75 për qind të prodhimeve të eksportuara i shet në këtë shtet.

Ndryshe, të gjitha shtetet e ShBA-së janë përfshirë nga koronavirusi. Mbi 110 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë infektuar.