Qendra Kinematografike e Kosovës ka mbyllur zyrtarisht konkursin për mbështetjen e projekteve filmike, i cili është hapur më 22 maj 2025. Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 126 projekte filmike.
Lista e projekteve të pranuara për shqyrtim është ndarë sipas kategorive konkurruese si më poshtë:
Film i metrazhit të gjatë artistik – 12 projekte
Film i metrazhit të gjatë dokumentar – 7 projekte
Film i metrazhit të shkurtër dokumentar – 8 projekte
Film i metrazhit të shkurtër të animuar – 9 projekte
Film i metrazhit të shkurtër artistik – 30 projekte
Zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) – 26 projekte
Zhvillim projekti për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) – 5 projekte
Koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë – 12 projekte
Post-produksion për film të metrazhit të gjatë – 8 projekte
Film i metrazhit të shkurtër artistik studentor – 4 projekte
Film i metrazhit të gjatë avant-garde/eksperimental – 5 projekte