Mbyllet karantina, flasin vullnetarët që përfunduan misionin në Qendrën e Studentëve - Gazeta Express
string(83) "mbyllet-karantina-flasin-vullnetaret-qe-perfunduan-misionin-ne-qendren-e-studenteve"

Gazeta Express

30/05/2020 22:51

Mbyllet karantina, flasin vullnetarët që përfunduan misionin në Qendrën e Studentëve

Gazeta Express

30/05/2020 22:51

U panë në çdo moment pranë Qendrës së Studentëve. E nga aty tashmë po largohen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

 Kjo qendër më nuk do ta ketë rolin e karantinës.

Lexo Edhe:

Veç zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, drejt kësaj qendre morën rrugë çdo ditë edhe tridhjetë vullnetarë.

Ata ofruan shërbime mjekësore dhe logjistike prej kur u përhap COVID-19 në Kosovë.

Madje Dukagjin Llolluni, për shkak të aktivitetit të tij si vullnetar u ballafaqua edhe me mungesën e familjes.

E gjatë krejt kësaj periudhe vullnetarët e shërbimeve logjistike kanë shpërndarë 80.000 shujta.

E rreziku ishte i paevitueshëm për vullnetarët.

Enkelë Koci e cila ka shërbyer si vullnetare qysh nga dita e parë, tregon për masat që morën për t’u kujdesur edhe për veten e tyre.

Ndonëse është studente e mjekësisë, Koci thotë se ishte sfiduese të marrësh përgjegjësi për të karantinuarit.

E një ndër problemet e pakta me të cilat thonë që u ballafaquan ishte rezistenca e banorëve.

Në mbledhje të qeverisë së Kosovës, më 18 mars ishte vendosur për caktimin e Qendrës së Studentëve (QS) në Prishtinë si hapësirë karantine.