Mbyllet gjimnazi në Kaçanik, nëntë arsimtarë infektohen me koronavirus - Gazeta Express
string(69) "mbyllet-gjimnazi-ne-kacanik-nente-arsimtare-infektohen-me-koronavirus"

Gazeta Express

21/11/2020 22:52

Mbyllet gjimnazi në Kaçanik, nëntë arsimtarë infektohen me koronavirus

Gazeta Express

21/11/2020 22:52

Në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik dy javët e ardhshme mësimi do të zhvillohet vetëm online. Nëntë mësimdhënës të kësaj shkolle rezultuan pozitivë me Covid-19 duke detyruar stafin e shkollës dhe IKSHPK’në që të rekomandojnë mbylljen e shkollës.

Mësimi në distancë parashihet të zhvillohet deri më datën 4 të muajit dhjetor.

Lexo Edhe:

“Sipas të dhënave të IKSHP, pas testimit të një numri të konsiderueshëm të personelit, nga 12.11.2020 deri më 20.11.2020, gjithsej pozitivë me SARS-CoV-2 kanë rezultuar 9 mësimdhënës.

Ftojmë nxënësit, personelin e Gjimnazit “Skënderbeu” dhe prindërit që, të gjithë së bashku, të jemi në nivelin e përgjegjësisë ndaj procesit edukativ-arsimor, gjë që jo vetëm ne po na imponohet edhe si sprovë e kohës”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Njoftimi i plotë

NJOFTIM

PËR KALIMIN E GJIMNAZIT “SKENDERBEU” NË SKENARIN C TË MËSIMIT

– MESIM ONLINE –

DERI MË 4.12.2020 (14 DITË)

Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës dhe staf teknik të Gjimnazit “Skënderbeu”,

Me gjithë përpjekjet tona për ta sfiduar pandeminë Covid-19, gjendja e krijuar, për çka janë njoftuar të gjitha institucionet relevante, bazuar edhe në Rekomandimin e 20.11.2020 të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, na diktoi të marrim një vendim të ri:

– Kalimin në Skenarin C të mësimit, përkatësisht në mësimin online, për 14 ditë, deri më 4.12.2020.

Pas takimeve zyrtare, më 20.11.2020, Vendimi u mor në harmoni me Task-Forcën e Gjimnazit, Task-Forcën Komunale dhe IKSHP.

Sipas të dhënave të IKSHP, pas testimit të një numri të konsiderueshëm të personelit, nga 12.11.2020 deri më 20.11.2020, gjithsej pozitivë me SARS-CoV-2 kanë rezultuar 9 mësimdhënës.

Ftojmë nxënësit, personelin e Gjimnazit “Skënderbeu” dhe prindërit që, të gjithë së bashku, të jemi në nivelin e përgjegjësisë ndaj procesit edukativ-arsimor, gjë që jo vetëm ne po na imponohet edhe si sprovë e kohës.

Me hollësitë rreth procesit, si koha e ndërrimeve, orari, takimet etj., nxënësit dhe personeli do njoftohen edhe përmes klasave virtuale dhe rrjeteve tjera.

Duke uruar para së gjithash shëndet të plotë, ndërkaq, rikujtojmë se mësimdhënësit dhe nxënësit kanë për obligim shkëmbimin e informacioneve mësimore dhe komunikimin interaktiv nëpërmjet platformave tashmë të përvetësuara, si google classroom, zum, google meet etj.

VËREJTJE:

– Ashtu siç na mësojnë edhe rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, lusim prindërit, kujdestarët e klasave, dhe jo vetëm këta, që vazhdimisht të përcillet gjendja shëndetësore e nxënësve dhe mësimdhënësve, shtuar edhe mundësinë e testimit për COVID-19, duke pasur parasysh edhe kontaktet e mundshme të rasteve pozitive.

Me respekt,

Drejtori,

I.V.