Mbyllet faza e parë e aksionit për sigurinë ushqimore, Tatimet bëjnë ‘bilancin’: 103 ton mallra të bllokuara në 20 ditë - Gazeta Express
string(115) "mbyllet-faza-e-pare-e-aksionit-per-sigurine-ushqimore-tatimet-bejne-bilancin-103-ton-mallra-te-bllokuara-ne-20-dite"

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 10:36

Mbyllet faza e parë e aksionit për sigurinë ushqimore, Tatimet bëjnë ‘bilancin’: 103 ton mallra të bllokuara në 20 ditë

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 10:36

103 ton mallra të bllokuara është bilanci i 20 ditëve të aksionit për sigurinë ushqimore. Drejtoria e Tatimeve ka ndarë rezultatet e fazës së parë të aksionit, ku në 20 ditë janë ushtruar kontrolle në 283 subjekte për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale pa faturë.

Administrata Tatimore thekson se ka nisur tashmë faza e dytë e monitorimit, e cila do të fokusohet në verifikimin e vazhdueshëm të shoqërimit të produkteve me faturë. “Qëllimi është i qartë: formalizimi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, thuhet në deklaratë.

“Përfundon faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Nis faza e dytë e monitorimit, që synon të verifikojë në vazhdimësi shoqërimin e produkteve me faturë tatimore.

Qëllimi është i qartë: Formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit!  Zero Tolerancë ndaj subjekteve, pjesë e zinxhirit të tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që nuk respektojnë ligjin”, shkruajnë Tatimet.

Tatimet theksojnë se do të ketë tolerancë zero ndaj të gjitha subjekteve që nuk respektojnë ligjin dhe tregtojnë produkte bujqësore e blegtorale pa faturë.