Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të në Superligën e Kosovës.
45 minutat e parë në derbin mes rivalëve lokal, Gjilanit dhe Dritës, përfunduar baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.
Gol pati në sfidën tjetër, me Feronikelin ’74 që e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 ndaj Dukagjinit.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Florent Avdyli (34′). /Gazeta Express/