Mbyllet ankandi i fanellave kuqezi kundër Italisë, ajo e Bajramit u shit për një çmim marramendës - Gazeta Express
string(96) "mbyllet-ankandi-i-fanellave-kuqezi-kunder-italise-ajo-e-bajramit-u-shit-per-nje-cmim-marramendes"

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 15:13

Mbyllet ankandi i fanellave kuqezi kundër Italisë, ajo e Bajramit u shit për një çmim marramendës

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 15:13

Është mbyllur tashmë ankandi për shitjen e fanellave të Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Italisë, të nënshkruara nga lojtarët dhe ajo Nedim Bajramit u ble për çmimin më të lartë.

Fanella e yllit të kombëtares, Nedim Bajramit u shit në ankand për plotë 5792 euro.

Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që kapi vlerën 825 euro.

Në vendin e tretë ishte fanella e Mirlind Dakut e blerë për 477 euro, ndërsa pas tij erdhën fanellat e Jasir Asanit (468 euro) dhe Kristjan Asllanit (445) euro.

Ndryshe, Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, pasi shënoi pas vetëm 23 sekondave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement