Janë mbyllur tri ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi, Malisheva dhe Gjilani kanë regjistruar fitore të mëdha në duelet përkatëse.
Llapjanët më në fund e gjetën fitoren pas tetë ndeahjesh duke e mposhtur dhe duke e ndalur Ballkanin 2:0.
Batarele i mysafirëve realizoi autogol me kokë për t’i kaluar vendësit në epërsi, shkruan “Gazeta Express”.
Kurse, golin e dytë për llapjanët e shënoi Edon Sadriu në minutat shtesë të pjesës së parë pasi e kaloi edhe portierin mysafir.
Ndërkohë, Malisheva e mposhti Prishtinën me rezultat të thellë, 3:0.
Për Malishevën realizuan Etnik Brruti dhe Laurent Xhylani një herë nga penalltia dhe një herë pas një kundërsulmi dhe gabimi të portierit kryeqytetqs.
Nga ana tjetër, prishtinasit luajtën në pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Ardian Limanit.
E Gjilani e regjistroi një fitore të qetësisë ndaj Ferizajt, të cilin “e fundosi”, 2:1.
Armend Thaqi dhe Senad Jaroviç shënuan për fitoren e ekipit të Debatik Currit, kurse barazimi i përkohshëm nga Oguns doli të ishte i pamjaftueshëm për ferizajasit, të cilët po rrezikojnë të bien nga liga. /Gazeta Express