Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Gjatë këtyre 45 minutave të parë është shënuar veç një gol, shkruan “Gazeta Express”.
Bayern Munichu është në avantazh ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 1:0.
Golin e epërsisë për gjigantin bavarez e realizoi Harry Kane me kokë në minutën e tetë.
Derbi mes Paris Saint-Germainit dhe Liverpoolit nuk solli gola në pjesën e parë ndonëse Khvicha Kvaratskhelia shënoi gol të bukur, por iu anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Ndërkohë, pa gola 45 minutëshi i parë u mbyll edhe në duelin mes Benficës dhe Barcelonës, 0:0.
Gjiganti katalunas po luan me një lojtar më pak që nga minuta e 22-të kur Pau Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq. /Gazeta Express