Janë mbyllur pjesët e para të katër ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Superligës së futbollit.
Ballkani po avancon në derbin e kësaj xhiroje ndaj Dritës me rezultat 1:0.
Golin e epërsisë për therandasit e shënoi Walid Hamidi në minutën e 39-të, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, kampionët aktualë e barazuan rezultatin me Arb Manajn, por gjyqtari Visar Kastrati e anuloi atë me ndihmën e sistemit VAR për një ndërhyrje të palejueshme paraprake të sulmuesit të gjilanasve.
Ndërkohë, Dukagjini dhe Llapi po barazojnë 1:1 pas 45 minutave të parë të lojës.
Të parët në epërsi kaluan llapjanët përmes Axel Gnapit në minutën e tetë, pasi u shërbye nga Arbnor Ramadani.
Kurse, klinasit të cilët po luajnë pa trajnerin Ismet Munishi, i cili u ndëshkua me karton të kuq, i barazuan shifrat në minutat shtesë me anë të Dienit Isufit.
Gjilani dhe Drenica po barazojnë pa gola pas pjesës së parë, kurse 45 minutëshi i parë mes Malishevës dhe Ferizajt u mbyll po ashtu baras, por 1:1.
Për vendësit shënoi Arlind Veliu, kurse për mysafirët Ardit Iljazi.
Dueli mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re, i fundit i xhiros së gjashtë te Superligës, do të luhet sonte nga ora 20:15 ne stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. /Gazeta Express