Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e dyta të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.
45-minutat e parë kanë prodhuar rezultate befasuese, në tri ndeshjet që po luhen në Angli.
Në njërën prej dy ndeshjeve në Londër, Chelsea po mposhtet nga PSG-ja në “Stamford Bridge”.
Khvicha Kvaratskhelia e Bradley Barcola shënuan për parisienët, teksa rezultati i përgjithshëm shkon në 7-2 për kampionin në fuqi.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër në kryeqytet, Arsenali po e mposht Bayer Leverkusenin me shifra minimale prej 1-0.
Është Eberechi Eze që i dha epërsinë londinezëve ndaj farmaceutikëve.
Në Manchester, City po barazon me Real Madridin, me shifrat prej 1-1.
Ndonëse e nisi mirë, me disa raste të mira të krijuara, City shkaktoi penallti përmes Bernardo Silvës, i cili e preku me dorë, e madje u ndëshkua me karton të kuq.
Penalltinë e konkretizoi Vinicius Jr, për golin e vetëm në pjesën e parë, edhe pse skuadra mysafire pati disa raste të mira shënimi.
Më pas, në minutën e 41-të, Erling Haaland shënoi për 1-1, pas një tollovie në mbrojtjen e Realit.
Rezultati i përgjithshëm në “Etihad” është 4-0 për “Los Blancos”./GazetaExpress/