Gjatë ditës së sotme po zhvillohen ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës.
Teksa kampioni tashmë dihet, gara po zhvillohet për pozitat që çojnë në garat evropiane dhe për mbijetesë.
Janë mbyllur edhe pjesët e para të pesë ndeshjeve.
Gol ka vetëm në Suharekë dhe në Klinë.
Ballkani po pëson si vendas nga Llapi, për të cilin shënoi sulmuesi Ardit Tahiri.
Teksa në Klinë, Dukagjini po fiton ndaj Ferizajt me shifrat prej 2-0, me golat e shënuar nga Dienit Isufi dhe Hekuran Berisha.
Ndeshjet tjera:
Gjilani 0-0 Drita
Malisheva 0-0 Suhareka
Feronikeli ’74 0-0 Prishtina
Të gjitha ndeshjet kanë nisur në orën 16:00./GazetaExpress/