Janë mbyllur ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Manchester United shënoi fitore të madhe 0:3 ndaj Athletic Bilbaos, duke bërë një hap të madh drejt finales, shkruan Gazeta Express.
Fitore shënoi edhe Tottenhami që fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Bodo/Glimt.
E në Ligën e Konferencës, Betisi triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj Fiorentinas, kurse Chelsea fitoi 1:4 ndaj Djurgarden.