Mbyllen Lojërat Olimpike të Tokyos, e para ShBA-ja - Kosova e 42-ta - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2021 15:44

Mbyllen Lojërat Olimpike të Tokyos, e para ShBA-ja – Kosova e 42-ta

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2021 15:44

Edhe zyrtarisht kanë përfunduar Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Të filluara zyrtarisht më 23 korrik, Olimpiada vendosi “perdet” sot, teksa prej orës 13:00 me kohën tonë lokale filloi ceremonia përmbyllëse.

Tashm të gjitha garat kanë përfunduar, ndërsa kjo është edhe renditja e vendeve pjesëmarrëse, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin ShBA që e ka parakaluar në ditën e fundit Kinën dhe ka 113 medalje gjithsej, 39 të arta 41 të argjendta dhe33 të bronzta.

Pas saj vjen Kina me 88 medalje gjithsej. Ata kanë momentalisht 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta, shkruan Gazeta Express.

Top-5shen e përmbyllin shteti nikoqit Japonia, Britania e Madhe dhe Komiteti Olimpik i Rusisë.

Kosova gjendet në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos.

Kosova garoi me 11 sportistë në këtë Olimpiadë, pesë në xhudo, dy në not, një në shenjtari, një në boks, një në mundje dhe një në vrapim. Që të gjithë atletët kosovarë tashmë e kanë mbyllur garimin në “Tokyo 2020”. /Gazeta Express/