Mbyllen dy furra në Malishevë pasi pronari rezultoi pozitiv për COVID-19 - Gazeta Express
string(72) "mbyllen-dy-furra-ne-malisheve-pasi-pronari-rezultoi-pozitiv-per-covid-19"

Mbyllen dy furra në Malishevë pasi pronari rezultoi pozitiv për COVID-19

Gazeta Express

10/07/2020 14:56

Komuna e Malishevës ka njoftuar se inspektorati komunal ka mbyllur dy furra, meqenëse pronari i tyre ka rezultuar pozitiv për COVID-19, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna ka bërë me dije se furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar.

Lexo Edhe:

“Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express