“Mbylle gojën dhe falënderoje mjekun që ta ndreqi kafkën”, McGregor e ashpërson luftën e fjalëve me Ferguson - Gazeta Express
string(105) "mbylle-gojen-dhe-falenderoje-mjekun-qe-ta-ndreqi-kafken-mcgregor-e-ashperson-luften-e-fjaleve-me-ferguson"

“Mbylle gojën dhe falënderoje mjekun që ta ndreqi kafkën”, McGregor e ashpërson luftën e fjalëve me Ferguson

Gazeta Express

13/05/2020 18:01

Conor McGregor i ka reaguar me kritika të vrazhda Tony Fergusonit, duke e ashpërsuar luftën e fjalëve me rivalin e vet në kategorinë e lehtë në UFC, të cilit i ka bërë thirrje, siç thotë, ta mbyllë gojën dhe ta falëndërojë mjkeun i cili ndreqi kafkën.

Ferguson, i cili e pësoi një humbje shkatërruese kundër Justin Gaethje në meçin e së shtunës mbrëma në UFC, i kishte reaguar me vrazhdësi McGregorit rreth një provokimi në Twitter, transmeton Gazeta Express

Lexo Edhe:

Atij nuk i kishte pëlqyer aspak fakti se McGregor kishte thënë se ai nuk kishte në nivelin e perceptuar.

“Metodat dhe bisedat e tij janë të këndshme dhe qesharake por ai kurrë nuk ka qenë në nivelin e perceptuar”, kishte thënë McGregor.

Ferguson i kishte reaguar më pas: “Ti ende je bushtra ime.”

Kjo i hodhi benzinë zjarrit, duke e nxitur McGregorin të përgjigjet: “Mbylle gojën dhe falënderoji infermierët dhe mjekët të cilët ta ndreqen kafkën dhe t’i qepen tërë ato çarje të thella. Është dita ndërkombëtare e infermierëve! Dhe mëso si të boksosh!”. /Gazeta Express/