Mbushet gota, Bartomeu të hënën mund të japë dorëheqje - Gazeta Express

Gazeta Express

25/10/2020 22:50

Mbushet gota, Bartomeu të hënën mund të japë dorëheqje

Gazeta Express

25/10/2020 22:50

Po i vjen fundi Josep Maria Bartomeus te Barcelona.

Sipas “sport.es”, do të ketë një takim nesër në Barcelonë për të miratuar vitin fiskal dhe Presidenti Bartomeu është gati të paraqesë aty propozimin e tij të dorëheqjes, diçka që i është kërkuar vazhdimisht që pas asaj që ndodhi me Lionel Messin në gusht.

Raportohet se të hënën mund të ndodhë diçka e tillë dhe se kulmi ishte humbja 1-3 në ‘El Clasico’, që vërtetoi edhe më shumë fjalët e Lionel Messit për mos punën e klubit gjatë viteve për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Përveç Bartomeus, raportohet se të hënën mund të japin dorëheqje i gjithë bordi i klubit, në veçanti njerëzit e Bartomeus.

Zgjedhjet për president të Barcelonës janë planifikuar të mbahen në mars të vitit 2021. /Gazeta Express/