Aventura kriminale e një shqiptari dhe një grekeje ka përfunduar pas hekurave.
Një 25-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçare greke janë arrestuar në qendër të Athinës pasi janë akuzuar se trafikonin kokainë në qendrën e kryeqytetit grek.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dy të arrestuarve iu gjet një pako kokainë me peshë 50 gram, me qëllim shitjen e saj. Më pas, në kontrollin e kryer në banesën e tyre u gjetën dhe u konfiskuan 9 pako me 110 gramë kokainë, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë prej 500 euro.
Ende nuk dihet saktësisht nëse ata të dy vepronin vetëm apo pas fshihet një grup më i gjerë.
/Gazeta Express