Mburrej në Instagram me pasurinë e tij, FBI e arreston falë postimeve në rrjetin social - Gazeta Express
string(86) "mburrej-ne-instagram-me-pasurine-e-tij-fbi-e-arreston-fale-postimeve-ne-rrjetin-social"

Gazeta Express

13/07/2020 10:24

Mburrej në Instagram me pasurinë e tij, FBI e arreston falë postimeve në rrjetin social

Gazeta Express

13/07/2020 10:24

Një nigerian shumë i famshëm në Instagram falë postimeve të tij ku tregonte avionët privatë dhe makinat luksoze që zotëronte, është arrestuar nga FBI pikërisht falë provave të grumbulluara nga postimet në rrjetin social.

Në qershor, Ramon Olorunwa Abbas, që nga ndjekësit e tij njihej si Ray Hushpuppi, u arrestua në Dubai pasi dyshohet se është pjesë e një mashtrimi kibernetik prej rreth 400 milionë dollarë.

Lexo Edhe:

Në Instagram ai prezantohej si një agjent imobiliar, por federalët mendojnë se pasuria e tij ka ardhur si pasojë e një skeme hakerimi, prej së cilës ka vjedhur miliona dollarë nga kompani të mëdha amerikane dhe evropiane.

Muajin e kaluar, policia e Emirateve të Bashkuara Arabe e arrestoi dhe ia dorëzoi FBI-së, që e dërguan në Çikago në datën 2 korrik.

Javët e ardhshme, Ray Hushpuppi do të dërgohet në Los Angeles ku do të përballet me akuzat e pastrimit të miliona dollarëve nëpërmjet skemave të mashtrimit kibernetik.

Nigeriani u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë, ndërsa policia njoftoi se ka sekuestruar 41 milionë dollarë dhe 13 makina luksoze me vlerë 6,8 milionë dollarë. Gjithashtu, zbuluan 2 milionë adresa email të viktimave të mundshme nëpër celularë dhe kompjutera.

Avokati i Ray Hushpuppi, Gal Pissetzky, tha se bëhej fjalë për një rrëmbim: “Dubai ia dorëzoi SHBA-së pa asnjë procedurë ligjore”.

Postimet e tij ekstravagante lanë gjurmë digjitale që hetuesit i përdorën për të lidhur nigerianin me krimet kibernetike. FBI përdori të dhënat në profilin e tij në Instagram për t’i lidhur me transaksione në shuma të mëdha me njerëz që FBI mendon se janë bashkëpunëtorët e tij.

Edhe të dhënat në Snapchat i dhanë FBI-së informacion për të konfirmuar identitetin e tij, adrësën dhe komunikimet me persona të tjerë.

Nëse do të shpallet fajtor, Abbas rrezikon 20 vite burgim.