Mbrojtja kërkoi rishikim të aktakuzës për zjarrin në “Puls” dhe tërheqje për një pjesë të policëve - Gazeta Express
string(96) "mbrojtja-kerkoi-rishikim-te-aktakuzes-per-zjarrin-ne-puls-dhe-terheqje-per-nje-pjese-te-policeve"

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:50

Mbrojtja kërkoi rishikim të aktakuzës për zjarrin në “Puls” dhe tërheqje për një pjesë të policëve

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:50

Mbrojtja kërkon që Prokuroria Publike ta rishikojë aktakuzën për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan dhe të ndërpresë procedurën për një pjesë të të akuzuarve, pas ndarjes së procedurës për zyrtarët policorë, transmeton Portalb.mk.

Avokatët Vlladimir Tufegjxhiq dhe Elenko Milanov konfirmuan për Tellma se kanë dorëzuar kërkesë për tërheqjen e aktakuzës ndaj atyre që nuk kanë pasur veprime apo autorizime të drejtpërdrejta në kohën e zjarrit, ndërsa ndiqen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, për të cilën kërkohet lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë ndërmjet mosveprimit sipas rregullave dhe pasojës së shkaktuar, vdekjes së një ose më shumë personave.

Mbrojtja vlerëson se, nëse Prokuroria Publike synon një procedurë gjyqësore efikase, duhet menjëherë ta rishqyrtojë aktakuzën dhe t’i eliminojë të gjitha mangësitë dhe paqartësitë, ndërsa prokurori publik ka obligim ligjor ta bëjë këtë.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, si mbrojtës shtesë i zgjedhur i ish-ministrit Valon Saraçini për periudhën 2012–2014, më 01.02.2026, në përputhje me nenin 28 të Ligjit për Prokurorinë Publike, kam paraqitur kërkesë për rishqyrtim, kontroll dhe mbikëqyrje të ligjshmërisë së aktakuzës së paraqitur, pranë Prokurorisë Publike të Republikës dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Shtip”.

Shkak për këtë kërkesë është qëndrimi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me zyrtarët policorë dhe kufirin e përgjegjësisë, pasi për veprën penale ‘vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ kërkohet lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë ndërmjet mosveprimit sipas rregullave dhe pasojës së shkaktuar – vdekjes së një ose më shumë personave.

“Prokuroria Publike, nëse dëshiron procedurë efikase gjyqësore, duhet menjëherë ta rishqyrtojë aktakuzën dhe t’i eliminojë të gjitha mangësitë dhe paqartësitë, ndërsa prokurori publik ka obligim ligjor ta bëjë këtë”, deklaroi Tufegjxhiq.

“Kërkesa është në përputhje me nenin 19 të Ligjit për Prokurorinë Publike për zbatim të ligjeve, me çka do të rishikohet aktakuza e paraqitur më 13.20205, por edhe do të tërhiqet aktakuza në raport me personat e akuzuar që nuk kanë pasur veprime apo autorizime të drejtpërdrejta në kohën e zjarrit, siç në mënyrë të padiskutueshme rezulton nga aktakuza e paraqitur nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për veprën penale ‘vepra të rënda kundër sigurisë’ ndaj personave me autorizime të drejtpërdrejta gjatë shpërthimit të zjarrit, si persona zyrtarë apo përgjegjës”, theksoi Millanov, i cili është avokat i ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i zyrtarit Zoran Nikollovski, si dhe i ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Për zjarrin në Koçan janë të akuzuar 35 persona fizikë dhe 3 persona juridikë.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement