Mbrojtja e Veselit: Fajësia s'mund të shpallet mbi thashetheme, s’ka prova që ai ka kontribuar në NPK - Gazeta Express
string(97) "mbrojtja-e-veselit-fajesia-smund-te-shpallet-mbi-thashetheme-ska-prova-qe-ai-ka-kontribuar-ne-npk"

Gazeta Express

18/02/2026 11:36

Mbrojtja e Veselit: Fajësia s’mund të shpallet mbi thashetheme, s’ka prova që ai ka kontribuar në NPK

Gazeta Express

18/02/2026 11:36

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se gjykata nuk mund të shpallë fajtor një person, nëse kjo shpallje fajësie “mbështetet mbi prova të patestuara dhe thashetheme”.

Ai përsëriti se ZPS nuk ka asnjë provë që lidh Veselin me krimet e pretenduara.

Dixon tha se të hënën, ZPS bëri një përpjekje të fundit për ta lidhur Veselin me pikat e aktakuzës.

“Ata pretendojnë se ne nuk e kemi trajtuar themelin e akuzën e ZPS. Kjo është akuzë e rëndë sepse unë trajtova çdo pretendim të tyre për t’iu treguar se ishin të pabaza”, tha Dixon.

Gjithashtu, Dixon tha se nuk ka prova që Veseli ka kontribuar në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Ai tha se Veseli ka qenë për periudha të shumta jashtë vendit.

“Edhe kur ndodhej në Kosovë, Veseli ka marrë pjesë në shumë pak takime dhe ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjithshëm. Nuk ka komanduar ndonjë strukturë të inteligjencës apo askënd dhe nuk ka qenë aktiv në Drejtorinë Politike. Madje as anëtarësia në këtë drejtori nuk është vërtetuar”, tha ai duke shtuar e Veseli nuk ka pasur role kriminale./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement