Mbrojtja e Smakajt: Ai është i pafajshëm, nuk ka folur me Zyrapin për dëshminë në Hagë - Gazeta Express
string(84) "mbrojtja-e-smakajt-ai-eshte-i-pafajshem-nuk-ka-folur-me-zyrapin-per-deshmine-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 14:39

Mbrojtja e Smakajt: Ai është i pafajshëm, nuk ka folur me Zyrapin për dëshminë në Hagë

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 14:39

Avokati i Smakajt, Jonathan Rees, tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka diskutuar me Bislim Zyrapin për dëshminë e tij në Hagë.

“Smakaj, pavarësisht se ka qenë mik me Bislim Zyrapin dhe është takuar me të rregullisht, nuk ka pasur diskutime me Zyrapin lidhur me dëshminë e tij për çështjen 6 [për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit] dhe nuk i ka treguar asnjë dokument lidhur me të”, tha Rees.

Sa i përket dokumentit që ZPS thotë se ai gjeti në veturë Smakajt, mbrojtja e tij tha se nuk ka asnjë dëshmi se ky dokument ishte në veturën e Smakajt dhe as kush e solli aty, duke mohuar se ishte marrë nga Smakaj në Hagë.

Ai madje tha se ZPS nuk ka dhënë dëshmi se kush e ka printuar këtë dokument të titulluar “për avokatët” në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement