Mbrojtja e harruar e të drejtave njerëzore - Gazeta Express
string(42) "mbrojtja-e-harruar-e-te-drejtave-njerezore"

Mbrojtja e harruar e të drejtave njerëzore

Gazeta Express

03/12/2019 11:18

Për kurdët heroikë të betejës kundër ISIS-it e sot të braktisur në kthetrat e Erdoganit, kemi harruar. Harresë e plotë mbi qindra mijëra civilë sirianë të asgjësuar nga Assadi

Nga Pierluigi Battista

Lexo Edhe:

Kujtimi e paditja e dhunimeve sistematike të të drejtave njerëzore në botë duket se tashmë është kthyer në një ushtrim prekës, një thirrje e pafrytshme e paracaktuar për humbje. Mbrojtja e të drejtave themelore është zhdukur nga rendi i ditës i qeverive, së pari t’atyre evropiane që, në mënyrë hipokrite, valëvisin flamurin e vlerave të patregëtueshme, të institucioneve ndërkombëtare (si enti shpenzues dhe i kotë që quhet Kombet e Bashkuara), nga ndjenjat e opinionit publik dhe ka mbetur prerogativë e pak qëndruesve, duke filluar nga Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Për kurdët heroikë të betejës kundër ISIS e sot të braktisur në kthetrat e Erdoganit kemi harruar. Harresë e plotë mbi qindra mijëra civilë sirianë të asgjësuar nga Assadi.

Mospërfillje absolute mbi masakrën e përbindshme të rreth njëqind të vdekurve të vrarë nga snajperët e regjimit iranian gjatë manifestimeve që po tronditin Teheranin dhe heshtje të përgjithshme mbi vajzat që n’Iran kanë pasur guximin  të grisnin perçen e detyrueshme dhe janë hedhur në pale se çfarë shpelle torturash. Asnjë kërkesë Arabisë Saudite për trupin e Xhemal Kashogit të bërë copë-copë, me mizori mafioze në konsullatën saudite në Turqi. Prekemi për pamjet spektakolarre të protestave në Hong Kong, por kthejmë kokën n’anën tjetër kur mësojmë se rreth një milion e gjysmë qenie njerëzore që i përkasin popullsisë myslimane të ujgurëve janë internuar në kampet e përqendrimit të quajtura “të riedukimit” E sa po merret vëmendja publike me protestat kundër diktaturës së Maduros në Venezuelë? Në fillim tituj të mëdhenj, shpallje, vendime. E pastaj? E zhdukur, e fshirë edhe nga emisionet e lajmeve, e zeruar. Asnjë institucion sportiv zyrtar nuk thotë një fjalë të vetme mbi diskriminimin e grave në stadiumet e Katarit, vetëm TV spanjoll dhe ai gjerman kanë premtuar se nuk duan të transmetojnë ndeshjet e Botërorit 2022, të luajtura në stadiumet ku është e ndaluar hyrja e lirë e grave: heshtje në Itali, sigurisht. E flasim për torturat në kampet e Libisë vetëm në vartësi të valëve t ‘emigracionit që mund të na vijnë e rreziqet që mund të sjellin, pa u shkandulluar për aktin në vetvete që do të kërkonte një ndërhyrje të menjëhershme të Evropës. As n’ëndërr.Më mirë të harrojmë.

/Corriere della Sera