Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren, reagon AGK: Njëri prej pjesëtarëve të Policisë e ka shtyrë fizikisht - Gazeta Express
string(123) "mbrojtja-e-afert-e-kryeministrit-kurti-pengon-gazetaren-reagon-agk-njeri-prej-pjesetareve-te-policise-e-ka-shtyre-fizikisht"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 14:11

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren, reagon AGK: Njëri prej pjesëtarëve të Policisë e ka shtyrë fizikisht

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 14:11

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ata kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda.

Sipas reagimit të AGK-së, gazetarja kishte tentuar t’i parashtrojë pyetje kryeministrit lidhur me krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve të reja, kur një pjesëtar i Policisë e ka shtyrë fizikisht.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“Gazetarja ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarje, kur njëri prej pjesëtarëve të Policisë ka shtyrë fizikisht gazetaren. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”.

AGK i ka kërkuar Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës që të sigurojnë kushte që gazetarët të kryejnë punën e tyre pa pengesa.

“AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement