Në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj sish-krerëve të UÇK-së, deklaratat përmbyllëse është duke i dhënë mbrojtës i viktimave, Simon Laws.
Laws shtoi se mbrojtja e viktimave nuk është munduar të vërtetojë lidhjen mes viktimave dhe konkretisht Rexhep Selimit, por edhe të akuzuarve të tjerë.
Laws këtë e tha duke u përgjigjur parashtrimeve të mbrojtjes së Selimit, për të cilën pretendon se kanë thënë se mbrojtja e viktimave s’ka vërtetuar lidhjen midis dëmit të pësuar nga viktimat dhe krimet për të cilat janë ngritur akuzuat. Dhe pretendimi i dytë i mbrojtjes, sipas Laws, është se nuk është vërtetuar lidhje midis krimeve dhe Selimit.
Ai tha se nuk e kanë obligim të vërtetojnë akuzat ndaj të akuzuarve, por kanë sjellë prova që janë marrë nga ekspertët.
“Nuk është puna jo që të vërtetojmë akuza kundër zotit Selimi, kjo është puna e Prokurorisë. Dhe ne nuk jemi përpjekur të bëjmë një gjë të tillë me provat që janë marrë nga ekspertët”, tha ai në seancë.