string(75) "mbrojtesi-i-feyenoordit-tallet-me-leaon-jo-aq-i-shpejt-dhe-i-parashikueshem"

Futboll

Gazeta Express

13/02/2025 23:59

Mbrojtësi i Feyenoordit “tallet” me Leaon: Jo aq i shpejt dhe i parashikueshëm

Futboll

Gazeta Express

13/02/2025 23:59

Rafael Leao mori një vlerësim kritik nga mbrojtësi i Feyenoord, Givairo Read, i cili e markoi me sukses në humbjen e Milanit. Ai e cilësoi portugezin si “jo aq të shpejtë” dhe mjaft të parashikueshëm.

Sulmuesi i kombëtares së Portugalisë u rikthye në formacionin titullar si pjesë e të ashtuquajturit “Fab Four” në Roterdam mbrëmë, së bashku me Santiago Gimenez, Joao Felix dhe Christian Pulisic.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Leao shpërdoroi një rast të artë për të shënuar në kundërsulm, duke filluar vrapimin nga gjysma e tij e fushës, por më pas u arrit dhe u ndal me sukses nga Read.

Ndeshja e parë e fazës “play-off” të Champions League përfundoi 1-0 për Feyenoord, dhe Read dha një intervistë për Ziggo Sport pas ndeshjes, ku u “tall” me paraqitjen e Leaos.

“Ai nuk është aq i shpejtë,” tha Read. “Ishte shumë i vështirë për ta kapur në metrat e parë, por e prisja këtë. Kisha parë disa video para ndeshjes, kështu që dija çfarë të prisja”.

“Besoj gjithashtu se atmosfera në ‘De Kuip’ më ndihmoi shumë për ta shpërqendruar, ndaj jam mirënjohës edhe ndaj tifozëve tanë”.

Leao vetë kërkoi falje përpara tifozëve të Milanit pas humbjes dhe pranoi se performanca e skuadrës “nuk ishte në nivelin e kësaj ndeshjeje.”

25-vjeçari ka pasur një sezon të luhatshëm deri më tani. Pavarësisht se ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 33 ndeshje zyrtare, momentet e tij të shkëlqimit kanë qenë të rralla. /GazetaExpress/