Mbrohen në heshtje të akuzuarit për vrasjen e 2017-ës në qendër të Prishtinës - Gazeta Express
string(77) "mbrohen-ne-heshtje-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-2017-es-ne-qender-te-prishtines"

Mbrohen në heshtje të akuzuarit për vrasjen e 2017-ës në qendër të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 12:40

Arlind Ahmet dhe Agron Vllasaliu janë mbrojtur në heshtje pas konsultimit me mbrojtësit e tyre, të cilët akuzohen së privuan nga jeta N.S., si dhe duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor edhe të dëmtuarës Riada Kika.

Mbrojtësit e akuzuarit Arlind Ahmeti, avokati Asdren Hoxha dhe Fitim Maloku deklaruan se i mbrojturi i tyre pas konsultimit me ta ka vendosur që të mbrohet në heshtje. Njëjtë veproi edhe mbrojtësit i të akuzuarit Agron Vllasaliu, avokati Florent Latifaj.

Lexo Edhe:

Tutje kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Alban Ajvazi kërkoi nga palët në procedurë që të fillojnë më fjalën përfundimtare, me ç’rast avokatët Hoxha, Maloku dhe Latifaj kanë sqaruar se nuk janë të përgatitur për të dhënë fjalën përfundimtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër prokurori i shtetit Ilaz Beqiri dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar tani të ndjeri N.S, avokati Nexhmendin Sjediu deklaruan se janë të gatshëm për të dhënë fjalën përfundimtare.

Tutje gjatë dhënies së fjalës përfundimtare prokurori Beqiri deklaroi se nga dëshmia e dëshmitarëve, tani të dëmtuarve Riada Kika, Behar Sahiti Freskim Ferizi, Lumbardh Kukaj dhe Megrim Kqiku, vërtetohet kryerja e veprës penale nga tani të akuzuarit Ahmeti dhe Vlasaliu.

Gjithashtu prokurori shtoi se edhe mendimi i ekspertit Arsim Gërxhaliu ka sqaruar mjaftë mirë se predha e plumbin ka shkaktuar vdekjen e tani të ndjerit N.S.

“Raporti i autopsisë me shenjën MA 17-311 nga doktor Arsim Gergjaliu për të ndjeri N.S. nga i cili rezulton se vdekja e tani të ndjerit N. u shkaktuar nga predha e armës se zjarrit e cila i dëmtoi pjese vitale të trupit të ndjerit e si pasoj e tyre i ndjeri në QKUK ndërroj jetë, në këtë shqyrtim gjyqësor këtë, mendim e elaboroi edhe vet eksperti i cili u deklarua se mbetet në tërësi pranë raportit te hartuar me shkrim”, tha prokurori Beqiri.

Ai tutje tha se rendit si provë edhe raportin e ekspertit të balistikës Hazir Kelmendi i cili raport ka sqaruar sipas tij, se gjuajtja me armë ka ndodhur nga afërsia.

“Mendimi i ekspertit të balistikes prof. Hazir Kelmendi i datës 16 shkurt të vitit 2018, nga i cili rezulton se sulmi u krye me armen e tipit TT nga afërsia derisa vetura ishte në lëvizje”, shtoi prokurori Beqiri.

Krejt në fund prokurori Beqiri përmendi edhe video-incizimin e shikuar në shqyrtimin gjyqësor e që sipas tij, në tërësi vërteton atë çka kanë deklaruar dëshmitarët-të dëmtuarit në këtë proces gjyqësorë.

“Video-incizimi i bartur në CD të cilat mbuluan vendin e ngjarjes e u elabruan në raportin analitik e që ne këtë shqyrtim gjyqësorë u bë edhe shikimi i atyre video-incizimi e që me ato video-incizim vërtetohet se dëshmitë e dëshmitareve janë identike për rrjedhën e ngjarjes me video-incizimi e shikuar në këtë shqyrtim gjyqësor”, tha prokurori Beqiri.

Fjalën përfundimtare e dha edhe përfaqësuesi palës së dëmtuar, tani të ndjerit N.S, avokati Nexhmedin Sejdiu, i cili tha se mbështes në tërësi fjalën e prokurorit të shtetit dhe gjithashtu paraqesë kërkesë pasurore-juridike në emër të palës së dëmtuar.

“Konform nenin 462 të Kodit të Procedurës ta shqyrtoj kërkesën tonë pasurore-juridike të cilën e kemi përgatitur me shkrim e qe do të ia deponojmë këtij trupi gjykues”, shtoi avokati Sejdiu.

Ndryshe me kërkesë të gjykatësit Ajvazi në shqyrtimin e radhës gjyqësorë kërkojë që ta japin fjalën përfundimtare avokatët Asdren Hoxha, Fitim Maloku dhe Florent Latifaj.

Seanca e radhës për këtë çështje penale u caktua me 9 dhjetorë të këtij viti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 13 korrik 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Agron Vllasaliu akuzohet se më 24 nëntor 2017, para kafenesë “Francisko” që gjendet në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, në bazë të marrëveshjes paraprake me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin N.S dhe kanë rrezikuar jetën e tani të dëmtuarve, Behar Sahiti, Lumbardh Kukaj, Freskim Farizi, R. K. dhe Mërgim Kqiku.

Prokuroria pretendon se pas fjalosjes së të pandehurit Arlind Ahmeti, me vëllezërit N. e Behar Sahiti, derisa Vllasaliu ishte në veturë, e ka hapur dritaren e automjetit dhe ka shtënë dy herë me revole, duke e goditë tani të ndjerin N.S dhe të dëmtuarit e tjerë në aktakuzë, me ç‘rast, nga plagët e marra, i ndjeri ka ndërruar jetë në QKUK.

Për këtë, ai po akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, në kohë, vend dhe mënyrë si në dizpozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Vllasaliu, pa autorizim ka poseduar armën me të cilën është kryer kjo vrasje, revolen e tipit “TT” e kalibrit 7.62.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal.