Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar pas lajmin për arrestimin e vëllait të tij, Andrew Mountbatten-Windsor nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi i tij erdhi pas daljes në publik të rundit të fundit të dokumenteve të pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein.
Deklarata e plotë e Mbretit:
Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike.
Çfarë vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur, me të cilin kjo çështje do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet e duhura.
Në këtë, siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë.
Le të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet.
Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoj më tej mbi këtë çështje.
Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë në detyrën dhe shërbimin tonë për të gjithë ju.
Charles R.