Mbretëria e Bashkuar konfirmon: Baza ajrore në Qipro u sulmua nga Irani - Gazeta Express
string(70) "mbreteria-e-bashkuar-konfirmon-baza-ajrore-ne-qipro-u-sulmua-nga-irani"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 9:03

Mbretëria e Bashkuar konfirmon: Baza ajrore në Qipro u sulmua nga Irani

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 9:03

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Irani ka goditur pistën e uljes së bazës ajrore britanike RAF në Qipro, ku mbrëmë është regjistruar një sulm me dron, fatmirësisht pa viktima.

Më herët, Ministria britanike e Mbrojtjes kishte njoftuar transferimin e familjeve nga baza si një masë paraprake, në kuadër të përforcimit të sigurisë së objektit.

Ministrja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, gjatë një interviste në Sky News, u shpreh mbi përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe theksoi se qeveria britanike po bën çdo përpjekje që qytetarët e saj në rajon të jenë të sigurt.

Ajo vuri në dukje se rreth 300,000 qytetarë britanikë ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit, shumë prej të cilave tani janë në shënjestër të Iranit dhe disa ku hapësira ajrore është mbyllur për shkak të krizës.

Cooper u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale, të cilat në shumicën e rasteve përfshijnë qëndrimin në vende të sigurta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement