string(79) "mbremje-poetike-ne-festivalin-e-teatrove-balkan-express-i-ftuar-shpetim-selmani"

Arte

Gazeta Express

03/06/2025 16:28

Mbrëmje poetike në Festivalin e Teatrove “Balkan Express”, i ftuar Shpëtim Selmani

Arte

Gazeta Express

03/06/2025 16:28

Të enjten më 5 qershor nga ora 19:00 në Café Felka do të mbahet mbrëmje poetike më poetet Faruk Šehić (Bosnjë), Anja Zag Golob (Slloveni) dhe Shpëtim Selmani (Kosovë)

Në kopshtin e Café Felka-s mbahet një udhëtim në botën e poezisë bashkëkohore ballkanike, me poetë e poete interesante dhe përkthyesit e tyre. Poezitë do të lexohen në gjuhët origjinale dhe në gjuhën gjermane, duke sjellë zëra nga realitete dhe biografi të ndryshme jetësore. Mbrëmja do të shoqërohet gjithashtu me biseda dhe muzikë.

Përkthyesit pjesëmarrës janë: Rebekka Zeinzinger, Liza Linde dhe Dr. Zuzana Finger.

Kjo ngjarje mbahet në kuadër të festivalit “Balkan Express” në Osnabrück, Gjermani.

Fotografia e ballines: Atdhe Mulla

aaaaa