Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, më 21 nëntor mbahet mbrëmja përkujtimore për viktimat e Holodomorit dhe shfaqet filmi “Çmimi i së vërtetës”.
Përkujtimi i Holodomorit shënon gjenocidin ndaj popullit ukrainas të kryer përmes urisë në vitet 1932-1933 nga Bashkimi Sovjetik, për të shtypur përpjekjet e Ukrainës për pavarësi.
Ngjarja do të përfshijë një fjalim të shkurtër mbi kontekstin historik nga gazetarja ukrainase dhe doktor shkence në histori, Irina Synelnik, e pasuar nga filmi “Çmimi i së vërtetës”, me regji nga Agnieska Holland që rrëfen historinë e një gazetari uellsian i cili i pari zbuloi urinë e madhe në Ukrainë në fillim të viteve ’30 në mediat perendimore.
Ky aktivitet është bashkëorganizuar me organizatën “Urat e miqësisë” në Kosovë.
Shfaqja e filmit fillon nga ora 17:30.