Drita ka pësuar humbje dramatike 3-2 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në fazën tjetër të Ligës së Konferencës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra sllovene, e konsideruar favorite, kaloi dy herë në epërsi në pjesën e parë me golat e Armandas Kucys në minutën e 19-të dhe Milot Avdylit në minutën e 41-të.
Në pjesën e dytë, kampioni i Kosovës reagoi fuqishëm. Blerim Krasniqi ngushtoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa Liridon Balaj barazoi shifrat në minutën e 75-të, duke rikthyer shpresat për një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.
Megjithatë, kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në 30 sekondat e fundit të takimit, Matej Poplatnik realizoi golin për 3-2, duke i dhënë epërsinë dramatike Celjes.
Përkundër rëndësisë së kësaj ndeshjeje – një ndër më të rëndësishmet për një klub kosovar – prania e tifozëve në stadium ishte e vogël, me shumë ulëse bosh në “Fadil Vokrri”. /GazetaExpress