Mbrëmja ‘Nexhmije Pagarusha’ e RLIOF - Gazeta Express
string(34) "mbremja-nexhmije-pagarusha-e-rliof"

Arte

Gazeta Express

27/07/2022 16:08

Mbrëmja ‘Nexhmije Pagarusha’ e RLIOF

Arte

Gazeta Express

27/07/2022 16:08

Festivali ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’ ka filluar ditë më parë, më një numër të madh artistesh vendor dhe ndërkombëtar.

Në mesin e mbrëmjeve muzikore, tenori i njohur Ramë Lahaj ka organizuar mbrëmjen muzikore në nder të artistet Nexhmije Pagarusha.

Lexo Edhe:

Nata e tretë e festivalit u organizua me pjesëmarrje të artisteve shqiptar të cilët kumbuan nën tingujt e muzikës klasike. Kënga “Lule Borë’ i bëri bashkë të gjithë artistet për t’i dhen fund mbrëmjes së djeshme.

Eventi u mbajt në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, njëjtë si të gjitha netët e tjera të këtij festivali.

Kujtojmë së ky festival solli një gamë të gjerë artistesh të njohur jashtë Kosovës, artistë të muzikës klasike. Për herë të parë në Kosovë vjen edhe harpisti Antonio Ostuni, i cili po e mban këtyre ditëve një masterclass me pianistët dhe ata që kanë pak njohuri mbi harpën. Ostuni është profesor i harpës në Conservatorio V.Bellini në Catania. Ai është poashtu pjesë e shumë orkestrave të rëndësishme. Ai do t`i bashkangjitet Filharmonisë së Kosovës në Galanë finale të festivalit tonë, me 31 korrik.

/Gazeta Express