Mbrëmë VV e akuzonte Prokurorinë si të PDK-së, sot pas vendimit për rinisje të numërimit në Mitrovicë e citojnë - Gazeta Express
string(110) "mbreme-vv-e-akuzonte-prokurorine-si-te-pdk-se-sot-pas-vendimit-per-rinisje-te-numerimit-ne-mitrovice-e-citojne"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 16:58

Mbrëmë VV e akuzonte Prokurorinë si të PDK-së, sot pas vendimit për rinisje të numërimit në Mitrovicë e citojnë

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 16:58

Pas sqarimit të kompanisë sllovene, Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të që vazhdohet me numërimin e votave të Komunës së Mitrovicës së Jugut

Këtë vendim e ka marrë Prokurori i Shtetit, Sahit Tmava, përmes një urdhërese zyrtare.

Megjithatë ai në fund të shkresës ka thënë se numërimi do të vazhdojë me praninë e dy hetuesve policor të caktuar nga Prokuroria.

Këtë vendim e ka shpërndarë dhe e ka cituar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar KKZ-në që të rifillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut.Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas sqarimit të kompanisë sllovene CETIS për printimin e fletëvotimeve”, ka shkruar Manxhuka duke bashkëngjitur vendimin e Prokurorit.

Megjithatë gjatë orëve të mbrëmjes së ditë së hënë, kur  Prokuroria kishte shkuar në qendrën e numrimit në Mitrovicë të Jugut, Mefail Bajqinovci, e kishte akuzuar organin e hetuesisë duke thënë se aty kanë shkuar me urdhër të PDK-së.

“PDK-ja e ka çu policinë e prokurorinë, e tash edhe militantët në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Me zor nuk merret fitorja, ajo kohë ka shku! Mitrovica ia tregoi vendin PDK-së!Natën e mirë!”, ka shkruar Bajqinovci të hënën më 10 nëntor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement