Mbrëmë u hap ekspozita mbi grevën e minatorëve të Trepçës - Gazeta Express
string(57) "mbreme-u-hap-ekspozita-mbi-greven-e-minatoreve-te-trepces"

Mbrëmë u hap ekspozita mbi grevën e minatorëve të Trepçës

Arte

Gazeta Express

02/02/2023 15:42

Mbrëmë u hap ekspozita mbi grevën e minatorëve gjatë vitit 1989 në Muzeun e Kosovës me titull “HAPËSIRA E PËRPJEKJES POLITIKE: MINIERA E TREPÇËS 1989”.

Ekspozita “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989” niset nga përkushtimi për të kuptuar format e reja të angazhimit politik që gjetën artikulim gjatë grevës së minatorëve të organizuar nga 20 deri më 28 shkurt, 1989. Nëntoka ishte hapësira e përpjekjeve të tyre politike dhe lokacioni nga ku ata krijuan një marrëdhënie tjetër me atë që ishte duke ndodhur politikisht mbi tokë.

Lexo Edhe:

Ndërtimi i arkivit të hapur dhe të qasshëm me intervista të historisë gojore me minatorët e përfshirë në grevë ishte pikënisja e hulumtimit. Arkivi gjeneroi një shumësi zërash dhe këndvështrimesh që udhëzuan narrativën mbi ngjarjet që çuan drejt grevës, ndërsa bashkëbisedimet e detajshme me minatorët informuan konceptin e ekspozimit.

Ekspozita do të qëndrojë hapur nga 1 shkurt deri me 28 shkurt, 2023.

Kuruar nga Erëmirë Krasniqi
Hulumtuar nga Renea Begolli, Anita Susuri, Korab Krasniqi dhe Erëmirë Krasniqi

Hulumtimi dhe ekspozita mbi Grevën e Minatorëve 1989 është realizuar në partneritet ndërmjet Iniciativës për Histori Gojore dhe Forumin ZFD me mbështetje përmes fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe National Endowment for Democracy (NED).

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 28 shkurt, 2023, nga e martja deri të dielen, prej orës 10:00 deri në 18:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

/Express/