Mbrëmë Haradinaj e refuzoi, a takohet sot me Ramën? - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/06/2020 8:07

Mbrëmë Haradinaj e refuzoi, a takohet sot me Ramën?

Lajme

Gazeta Express

30/06/2020 8:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, pritet të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në orën 11:00, ndonëse mbrëmë ky i fundit u shpreh se ka refuzuar takimin.

 “Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, është shprehur ai.

Haradinaj deklaroi se me Ramën ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëj lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.