Cluji mbrëmë festoi pas fitores së madhe ndaj Paksit, për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Evropës, por jo edhe Lindon Emërllahu.
Mesfushori i kombëtares së Kosovës ishte shumë i pafat, pasi vetëm pas tre minutave pësoi një lëndim, që do ta detyronte të largohej nga ndeshja.
Emërllahu u lëndua fillimisht në sekondën e 30-të të ndeshjes.
Mesfushori 22-vjeçar tentoi ta vazhdonte ndeshjen, por në minutën e tretë u shtri në fushë sërish dhe u pa shumë i mërzitur.
Një minutë më vonë e la fushën me lot në sy.
Emërllahu po vuan nga lëndimi muskulor në kofshën e këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushës prej tri deri në katër javëm raporton mediumi “Gsp.ro”.
Emërllahu u transferua te Cluji në muajin shkurt, ndërsa ka luajtur 21 ndeshje për Clujin dhe ka kontribuuar me dy gola të realizuar./GazetaExpress/