Mblidhet nëndega e PDK’së në Drenas, as që bëhet fjalë për respektim masash anti-Covid - Gazeta Express
string(84) "mblidhet-nendega-e-pdkse-ne-drenas-as-qe-behet-fjale-per-respektim-masash-anti-covid"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:31

Mblidhet nëndega e PDK’së në Drenas, as që bëhet fjalë për respektim masash anti-Covid

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:31

Sonte është mbledhur nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Arllat.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar disa fotografi nga ky tubim, ku mund të vërehet se aty ndodhet një numër i madh njerëzish dhe se nuk respektohen masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Në anën tjetër, nëndega nuk ka bërë me dije arsyen e mbledhjes së anëtarëve PDK’së.

Tubime të ngjashme kishte pasur edhe përgjatë fushatave zgjedhore nga subjekte të mëdha politike, të cilat nuk respektonin as distancën e as nuk mbanin maska. /Gazeta Express/