Mblidhet KQZ-ja, pritet të diskutohet për buxhetin e zgjedhjeve lokale - Gazeta Express
string(69) "mblidhet-kqz-ja-pritet-te-diskutohet-per-buxhetin-e-zgjedhjeve-lokale"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 8:10

Mblidhet KQZ-ja, pritet të diskutohet për buxhetin e zgjedhjeve lokale

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 8:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje në ambientet e zyrave të saj. Në rend dite janë parashikuar një sërë çështjesh që lidhen me përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2025 si dhe me funksionimin e brendshëm të institucionit.

Ndër pikat kryesore të mbledhjes është rekomandimi për formimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin e kundërshtimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Po ashtu, pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa procedura standarde që kanë të bëjnë me veprimtarinë zgjedhore dhe regjistrimin e subjekteve politike.

Në mbledhje do të trajtohen edhe çështje buxhetore, përfshirë rishikimin e buxhetit të KQZ-së për vitin 2025 dhe raporti i komisionit për tjetërësimin e pasurisë jofinanciare në kuadër të zgjedhjeve. Gjithashtu, do të ketë raportime nga këshillat për Informim Publik dhe për Personel, ndërsa një pjesë e mbledhjes i është rezervuar diskutimeve të ndryshme.