Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me mbajtjen e mbledhjeve, në fokus të të cilave është vendimmarrja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ pritet të vendos për decertifikimin e kandidatëve që i takojnë partive të ndryshme politike, si Vetëvendosje, LDK, Guxo, Alternativa, Bashkimi Demokratik, Kosovski Zavez dhe Koalicioni Vakat.
Por, përveç përgatitjes së zgjedhjeve lokale, KQZ pritet të vendosë për pjesëmarrjen e këtij institucioni në dy ngjarje jashtë Kosovës. Në mesin e tyre është pjesëmarrja e KQZ-së në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Estoni nga data 17 – 20 tetor 2025, pra vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Rendi i ditës i plotë për mbledhjen e 52-të të KQZ-së:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës
2.1. Rekomandimi 97: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia Politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Zgjedhjet Lokale 2025;
2.2. Rekomandimi 98: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia Politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;
2.3. Rekomandimi 99: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia Politike GUXO, për Zgjedhjet Lokale 2025;
2.4. Rekomandimi 100: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia Politike ALTERNATIVA, për Zgjedhjet Lokale 2025;
2.5. Rekomandimi 101: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike Bashkimi Demokratik, për Zgjedhjet Lokale 2025;
2.6. Rekomandimi 102: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike KOSOVSKI SAVEZ , për Zgjedhjet Lokale 2025;
2.7. Rekomandimi 103: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Koalicioni KOALICIJA VAKAT, për Zgjedhjet Lokale 2025;
3. Këshillat e KQZ
3.1. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në punëtorinë rajonale të ODIHR: Ruajtja e Integritetit Zgjedhor në Ballkanin Perëndimor – Forcimi i Mbikëqyrjes dhe Rritja e Besueshmërisë (Varshavë, 16–17 shtator 2025)”.
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në Programin e Vizitorëve për Zgjedhjet e Këshillave të Qeverisjes Lokale 2025 në Tallinn, Estoni, 17–20 tetor 2025.